Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Begaj: Arbëreshët janë rojtarët më të fortë të rrënjëve tona identitare
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj u shpreh sot se, komunitetet arbëreshe janë rojtarët më të fortë të rrënjëve tona identitare, kulturore, gjuhësore, riteve fetare e shpirtërore. Në një postim në rrjetet sociale Begaj ndau pamje nga vizita në Kalabri, teksa falënderoi çdokënd që kontribuon për të trashëguar këtë pasuri të jashtëzakonshme të njerëzimit. “Faleminderit çdokujt që kontribuon për të trashëguar këtë pasuri të jashtëzakonshme të njerëzimit!”, shkroi Begaj. Begaj në Kalabri u takua me komunitetin arbëresh të rajonit në komunat: Andali, Marceduza, Cervicati, Mongrassano, Platacci, Santa Caterina Albanase Frascineto, San Demetrio Corone, San Benedetto Ullano, San Cosmo Albanese, Castroregio dhe...