Befasia në Turqi, Amedspori i Besnik Hasit kryeson Superligën, ka lënë pas edhe tri gjigantët e Stambollit
Ish-lojtari i kombëtares shqiptare, Besnik Hasi, po bën një punë shumë të mirë si trajner në Superligën turke. 54-vjeçari mori në fillim të sezonit drejtimin e Amedspor, skuadër që debuton këtë sezon në elitën e futbollit turk, dhe tashmë pas 6 javësh kampionat, kryeson renditjen me 13 pikë, duke lënë pas gjigantët e Stambollit si Gallatasaraj, Beshiktash dhe Fenerbahçe, si dhe skuadra të tjera të njohura të Turqisë. Ish-trajneri i Anderlechtit po shijon frytet e punës së tij dhe po bën të ëndërrojë një klub të vogël, që për herë të parë në histori luan në Superligë.
Burimi:
javanews.al