Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Befasi në Mynih, Bayern gati 45 mln euro për yllin e kombëtares angleze
1 Korrik 2025 16:21 Telesport Surprizë e madhe në Mynih. Bayern raportohet se ka interes për yllin e Manchester United, Marcus Rashford. Anglezi nuk ka më të ardhme në “Old Trafford” dhe po mendon largimin përfundimtar nga “Djajtë e kuq”. Kontrata e tij aktuale skadon në 2028, por dihet se do të shitet dhe vlera e tij është 45 mln euro. Bayern e sheh anglezin si lojtar interesant, i cili mund të “ringjallet” në Mynih. 45 mln euro janë pak në tregun e sotëm të merkatos, kështu që Bayern po mendon të rrezikojë me një blerje të tillë.