Burimi:
Argjiroja.net

Foto © Argjiroja.net
Bebe Rexha “ngec” në restorant me hitin e saj: E njëjta këngë u luajt 8 herë rresht!
Bebe Rexha ka ndarë me ndjekësit në TikTok një moment sa komik, aq edhe paksa i sikletshëm që i ka ndodhur gjatë një darke në restorant. Teksa po shijonte një mbrëmje të qetë, stafi e njohu këngëtaren shqiptare me famë botërore dhe vendosi ta “nderonte” në mënyrën më të zhurmshme të mundshme: duke vendosur hitin e saj “I’m Good (Blue)” jo një, por tetë herë radhazi, pa pushim. Në videon që Rexha ndau me humor, ajo shfaqet e ulur në tavolinë, duke buzëqeshur në siklet ndërsa në sfond dëgjohet sërish e njëjta këngë. “Kur restoranti lëshon këngën tënde tetë herë...