BE vendos taksë të re për produktet e lira nga Kina
Bashkimi Evropian do të vendosë një tarifë të re përpunimi për pakot e vogla që porositen online nga jashtë bllokut, në përpjekje për të frenuar fluksin e madh të produkteve të lira. Masa do të hyjë në fuqi nga 1 nëntori dhe taksa do të mblidhet nga autoritetet kombetare. Marrëveshja është arritur në mars mes Parlamentit Evropian dhe vendeve anëtare, por pritet miratimi formal. Sipas njoftimit, nivelin e tarifës do ta caktojë Komisioni Evropian, ndërsa pagesën do ta bëjnë platformat online dhe jo konsumatorët. Në shënjestër janë gjigantët e tregtisë online si “Shein”, “Temu”, “AliExpress” dhe “Amazon”. Vetëm në vitin 2025, doganat evropiane përpunuan pako me vlerë rreth 6 miliardë euro nga tregtia online, nga të cilat 90% hynë nga Kina. Kjo është tarifa e...
Burimi:
javanews.al