Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
BE, sistem i ri kontrolli në kufi, qytetarëve jashtë bllokut do tiu merren shenjat e gishtërinjve
Komisioni Europian ka caktuar 12 tetorin si datën kur do të vendoset në funksion sistemi i ri për hyrjet dhe daljet në bllok për shtetasit nga vendet jo anëtare. Ky sistem ka për synim modernizimin dhe kontrollin më të imtësishëm të kufijve të jashtëm të Unionit, si dhe lehtësimin e lëvizjeve. Të gjithë shtetasve jo europianë që do të hyjnë në BE nga 12 tetori do t’iu regjistrohen të dhënat biometrike si shenjat e gishtërinjve dhe identifikimi i fytyrës përmes ekraneve inteligjente, për të zëvendësuar gradualisht sistemin aktual të vulosjes së pasaportave. Sistemi i ri do të zbulojë automatikisht personat...