Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
BE ofron automjete të blinduara për Shqipërinë/ Rreth 15 mln euro për të mbështetur Forcat e Armatosura
Bashkimi Evropian do t’i ofrojë 15 milionë euro Shqipërisë, me qëllim forcimin e kapaciteteve dhe aftësive mbrojtëse të Forcave të Armatosura. Kjo ndihmë jepet në kuadër të Instrumentit Evropian të Paqes, duke e çuar shumën totale të mbështetjes për Shqipërinë në 28 milionë euro deri më sot. Përmes masës së Instrumentit Evropian të Paqes, BE do t’u ofrojë Forcave të Armatosura Shqiptare automjete të lehta të blinduara shumëfunksionale, si dhe automjete taktike dhe inxhinierike. Ndërkohë, kur është e nevojshme, do të ofrohen gjithashtu furnizime dhe shërbime përkatëse, duke përfshirë trajnimin operativ dhe të mirëmbajtjes. Kjo ndihmë do të rrisë potencialin...