Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
BE nën presion: Trump shpall tarifa, katër shtete kërkojnë kundërmasa
Tensionet tregtare midis Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian janë përshkallëzuar pas njoftimit të presidentit amerikan Donald Trump për vendosjen e tarifave 30% ndaj të gjitha mallrave të importuara nga BE-ja dhe Meksika, duke nisur nga data 1 gusht. Vendimi ka nxitur reagime të forta nga vendet kryesore evropiane, të cilat i kanë bërë thirrje Komisionit Evropian të përgatitet për kundërmasa dhe të ndjekë një qasje negociuese “pragmatike”, por edhe të vendosur. Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, theksoi se BE do të marrë të gjitha masat e nevojshme për të mbrojtur interesat e saj, duke përfshirë edhe...