BE ndryshon rregullat para zgjerimit, Shqipëria mes vendeve që preken nga reforma! Ja çfarë parashikon drafti dhe përfitimet
Komisioni Evropian pritet të propozojë një reformë të gjerë të mënyrës së vendimmarrjes në Bashkimin Evropian, me synimin për ta përshtatur Unionin me një zgjerim të ardhshëm me më shumë se 30 vende anëtare. Sipas një raportimi ekskluziv të “Rapporteur”, dy dokumente të brendshme të Komisionit Evropian parashikojnë përdorimin e të ashtuquajturave “passerelle clauses”, mekanizma të parashikuar në traktatet e BE-së që mundësojnë kalimin në fusha të caktuara nga votimi me unanimitet në votimin me shumicë të cilësuar, pa ndryshuar Traktatin e Lisbonës. Kjo do të prekte disa nga fazat ndërmjetëse të procesit të anëtarësimit të vendeve kandidate. Megjithatë, sipas dokumenteve të cituara nga Rapporteur, nuk parashikohet heqja e unanimitetit në fillim dhe në fund të procesit të anëtarësimit. Komisioni argumenton se, me zgjerimin e...
Burimi:
javanews.al