BE ndihmon Greqinë për të fikur zjarret

BE ndihmon Greqinë për të fikur zjarret

Greqia po lufton për të dytën ditë me radhë zjarret që kanë shkatërruar shtëpi dhe kanë shkaktuar evakuime, me ndihmën e zjarrfikësve çekë dhe avionëve italianë që pritet të mbërrijnë më vonë. Zjarret vazhdonin të ishin aktive të dielën në mëngjes në rajonin e Peloponezit, në perëndim të kryeqytetit, si dhe në ishujt Evia dhe Kythira, ndërsa avionët dhe helikopterët rifilluan operacionet në disa pjesë të vendit që në agim. “Pritet që sot të jetë një ditë e vështirë, me rrezik shumë të lartë për zjarr pothuajse në të gjithë territorin”, tha të dielën zëdhënësi i brigadës së zjarrfikësve, Vassilis...