BE i jep mesazhin Shqipërisë: Keni ende “detyra shtëpie”

BE i jep mesazhin Shqipërisë: Keni ende “detyra shtëpie”

Shqipëria ka ende detyra për të përmbushur përpara anëtarësimit të plotë në Bashkimin Evropian. Mesazhi vjen nga ambasadorja e BE-së në Tiranë, Sofia Moreira de Sousa, në prag të Konferencës së 10-të Ndërqeveritare BE-Shqipëri, që do të mbahet këtë të martë pasdite në Luksemburg. Në një deklaratë për mediat, ambasadorja theksoi se Bashkimi Evropian po punon ngushtë me autoritetet shqiptare për avancimin e negociatave, por nënvizoi se mbeten ende kapituj për t’u mbyllur dhe se afati ambicioz i propozuar nga pala shqiptare kërkon angazhim intensiv. “Ne po punojmë ngushtë me autoritetet shqiptare. Unë, së bashku me ekipin tim, jemi plotësisht të angazhuar në këtë proces. Mbeten ende disa kapituj për të mbyllur. Kemi përpara një afat kohor ambicioz, të propozuar nga pala shqiptare. Përmbushja e...