BE HAP DYERT PËR BALLKANIN/ ANTONIO COSTA: TANI ESHTE KOHA PER ZGJERIMIN E MADH

BE HAP DYERT PËR BALLKANIN/ ANTONIO COSTA: TANI ESHTE KOHA PER ZGJERIMIN E MADH

Presidenti i Këshillit Evropian, António Costa, e ka cilësuar zgjerimin si “investimin më të mirë gjeostrategjik” që Bashkimi Evropian mund të bëjë për të ardhmen e tij, duke deklaruar se e ardhmja e gjashtë partnerëve të Ballkanit Perëndimor është brenda Unionit. Në një fjalim në Kolegjin e Evropës në Natolin, Costa e lidhi zgjerimin jo vetëm me integrimin ekonomik dhe forcimin e demokracisë, por edhe me sigurinë e kontinentit. “Zgjerimi nxit progresin ekonomik, forcon demokracinë dhe sundimin e ligjit. Ai zgjeron hapësirën tonë të vlerave, prosperitetit dhe përgjegjësisë së përbashkët”, tha Costa. Ai solli si shembull zgjerimet e mëparshme të BE-së, duke theksuar se ato kanë shtuar më shumë se 100 milionë njerëz në Union dhe mbi 2 trilionë euro në ekonominë e përbashkët. Sipas...