Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
BE e shqetësuar për operacionet e fundit në veri të Kosovës: Rrezik për përshkallëzim!
👁7212
Bashkimi Evropian ka reaguar e shqetësuar lidhur me veprimet e fundit të autoriteteve të Kosovës në veri, me mbylljen e objekteve të cilat shfrytëzoheshin për shërbime nga sistemi i Serbisë, duke deklaruar se janë rrezik për përshkallëzim të situatës. Ditëve të fundit, autoritetet e Kosovës kanë marrë nën kontroll disa objekte, të cilat shfrytëzoheshin në kuadër të sistemit të Serbisë. Janë marrë nën kontroll një ndërtesë që përdoren nga Shërbimi Nacional për Punësim, ambientete e Ndërmarrjes Publike Komunale “Ujësjellësi Ibër”, palestrës sportive, muzeut të qytetit dhe disa institucioneve të tjera. “Operacionet, inspektimet dhe mbylljet e fundit të policisë në Kosovë...