Bayern nis kursime si kurrë më parë! Dështimet në merkato ndryshojnë planet në Mynih

Bayern nis kursime si kurrë më parë! Dështimet në merkato ndryshojnë planet në Mynih

Duket e vështirë për t’u besuar, por mediat gjermane e raportojnë njëzëri: Bayern ka filluar të kursejë, sepse është në vështirësi ekonomike. Nuk bëhet fjalë për krizë financiare apo borxhe, sepse Bayern nuk i njeh këto terma. Klubi bavarez ka mjaftueshëm plane shtesë për të siguruar të ardhmen. Problemi është se klubi ka vendosur të reduktojë kostot, sepse ka dalë në përfundimin që merkatoja e viteve të fundit ka rezultuar thuajse e dështuar. Transferimi i Harry Kane për 100 mln euro ka sjellë dhimbje koke në Mynih, edhe pse sulmuesi anglez ka shkëlqyer në “Allianz Arena”. Bayern nuk është mësuar t’i futë duart kaq thellë në xhepa. Blerje si Sacha Boey (30 mln euro), Bryan Zaragoza (17 mln euro) dhe Joao Palhinha (51 mln euro)...