Bayern Munich fiton thellë miqësoren me Tottenhamin

Bayern Munich fiton thellë miqësoren me Tottenhamin

Bayerni i Vincent Kompany dha një sinjal të qartë para fillimit të sezonit të ri, duke mposhtur me rezultatin bindës 4-0 kampionët e Europa League, Tottenham Hotspur, në një ndeshje miqësore të zhvilluar në “Allianz Arena”. Ndonëse ishte një përballje përgatitore, atmosfera ishte e ngrohtë dhe tifozët bavarezë kishin mbushur shkallët e stadiumit për të parë ekipin e tyre në aksion. Bayerni nuk zhgënjeu: që në minutat e para, ekipi vendosi ritmin e ndeshjes. Goli i parë erdhi në minutën e 12-të. Harry Kane përfitoi nga një pasim i gjatë i Michael Olise, kontrolloi bukur dhe dërgoi topin në këndin e poshtëm të majtë, duke tundur rrjetën e ish-ekipit të tij, Tottenham. Vetëm pak minuta më vonë, Bayerni fitoi një penallti pas një faulli të...