Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Bayern Munich, dramë për Ulreich: Portieri gjerman njofton ndarjen nga jeta të djalit të tij 6-vjeçar
Një tjetër lajm tragjik godet botën e futbollit, pas vdekjeve të parakohshme të fëmijëve të futbollistit të Barit, Verreth, dhe ish-portierit të Romës, Julio Sergio. Kësaj here është Sven Ulreich, portieri i Bayern Munich dhe zëvendësi i Manuel Neuer, që ka ndarë me dhimbje lajmin për ndarjen nga jeta të djalit të tij të vogël, Len, vetëm 6 vjeç, pas një sëmundjeje të rëndë dhe të gjatë. Ja mesazhi prekës i Ulreich në rrjete sociale: “Me trishtim të thellë njoftojmë sot se djali ynë, Len, ndërroi jetë disa javë më parë, pas një sëmundjeje të gjatë dhe të rëndë. Ta bënim...