Bayern mjaftohet me supergolin e Kimmich për pjesën e parë, Gruda jep dy asiste për tre minuta (video)

Bayern mjaftohet me supergolin e Kimmich për pjesën e parë, Gruda jep dy asiste për tre minuta (video)

Kanë përfunduar pjesët e para në takimet e javës së 9-të në Bundesligë. Bayern Munich është duke fituar 0-1 në transfertë ndaj Mainz. Bavarezët gjetën avantazhin në minutën e 14-të me Joshua Kimmich, i cili shënoi me një goditje qendrore në kufijtë e zonës së rreptësisë, pas asistit të Harry Kane. Vendasit barazojnë shifrat në minutën e 41-të me koreano-jugorin, Jae-Sung Lee, i cili shënoi me kokë pas një dalje të gabuar të Manuel Neuer, gjatë një goditjeje dënimi. Megjithatë, ndërhyn VAR dhe pas 4-5 minutash, vendoset që goli të anullohet për pozicion jashtë loje. Leipzig po udhëheq 3-1 në shtëpi ndaj Augsburg. Miqtë shënuan që në minutën e parë me Anton Kade. Leipzig përmbysi shifrat brenda pjesës së parë, fillimisht me dy gola për...