Bayern merr refuzimin e katërt! Gjermanët nuk “dinë” të blejnë sulmues krahu

Bayern merr refuzimin e katërt! Gjermanët nuk “dinë” të blejnë sulmues krahu

3 Korrik 2025 18:22 Telesport Bayern merr refuzimin e radhës. Sikur të mos mjaftonin Florian Wirtz, Nico Williams dhe Luis Diaz, kampionët e Gjermanisë morën së fundmi edhe një “jo” tjetër. Bëhet fjalë për anësorin japonez Kaoru Mitoma, i cili kërkohet prej disa javësh nga bavarezët. Lojtari ka refuzuar kalimin te Bayern, ndërkohë që edhe klubi i tij, Brighton & Hove Albion, nuk ka pranuar shitjen për asnjë shifër. Mitoma pritet të rinovojë brenda korrikut.
Burimi: Telesport.al