Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Bayern ka gjetur sulmuesin? Reagon klubi: “Nuk e shesim nën 60 mln euro!”
27 Qershor 2025 11:57 Telesport Bayern dhe Nick Woltemade kanë arritur një marrëveshje, ende pa biseduar me klubin e sulmuesit gjerman, Stuttgart. Akordi paraprak mes dy palëve është për një kontratë pesëvjeçare. Drejtori ekzekutiv i Stuttgartit, Alexander Wehrle, ka dhënë një sinjal të qartë me deklaratën e tij të fundit. Duke u shprehur që klubi gjerman nuk do ta shesë lojtarin, ai praktikisht ka treguar shifrën që klubi kërkon. “Woltemade do të qëndrojë me ne edhe në sezonin e ardhshëm. Stuttgart nuk do ta shiste nën 60 milionë euro”, ka thënë Wehrle për 23-vjeçarin.