Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Bayern jep lajmin e madh: Operacioni i Musiala përfundon me sukses, synon Botërorin 2026
8 Korrik 2025 11:44 Telesport Ylli i Bayern Munich, Jamal Musiala, i është nënshtruar me sukses një ndërhyrjeje kirurgjikale në klinikën e specializuar në Murnau, Bavari, pas dëmtimit të rëndë që pësoi në çerekfinalet e Kupës së Botës për Klube në Atlanta kundër Paris Saint-Germain (0-2). Talenti 22-vjeçar gjerman pësoi një frakturë të fibulës dhe dëmtim të ligamentit në kyçin e këmbës së majtë. Bayern njoftoi zyrtarisht rezultatin e ndërhyrjes kirurgjikale nëpërmjet mediave sociale. Musiala ishte kthyer më herët në Mynih me një fluturim privat të dielën në mëngjes, një ditë para kthimit të ekipit. Operacioni ishte planifikuar nga mjeku...