Bayern dhe Dortmund kryejnë me sukses misionin. Leipzig me “manita” (video)

Bayern dhe Dortmund kryejnë me sukses misionin. Leipzig me “manita” (video)

Bayern Munich ka fituar 1-2 në transfertën ndaj Mainz, në sfidën e vlefshme për javën e 9-të të Bundesligës. Vendasit barazojnë shifrat në minutën e 41-të me koreano-jugorin, Jae-Sung Lee, i cili shënoi me kokë pas një dalje të gabuar të Manuel Neuer, gjatë një goditjeje dënimi. Megjithatë, ndërhyn VAR dhe pas 4-5 minutash, vendoset që goli të anullohet për pozicion jashtë loje. Në fund të pjesës së parë, Neuer del i dëmtuar dhe zëvendësohet nga Jonas Urbig. Pjesa e parë mbyllet 0-1 për Bayern. Lennart Karl dyfishon shifrat në minutën e 57-të, pas asistit të Harry Kane. Phillip Tietz shënoi golin e vetëm për vendasit në minutat shtesë të pjesës së dytë. Dortmund po ashtu ka kryer me sukses misionin ëpr këtë javë, duke...