Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Bayern bën “detyrën” ndaj Heidenheim, garë e fortë për zonën Champions! 3 ekipe në garë për një “biletë”
👁13382
Pas eleminimit në Champions League nga Interi, Bayern është kthyer sot në fushën e lojës në transfertën ndaj Heidenheim, ndeshje e vlefshme për javën e 30-të në Bundesligë. Bavarezët dominuan takimin nga fillimi në fund dhe fituan pa shumë lodhje 0-4. Pjesa e parë ka folur e gjitha për bavarezët, të cilët gjetën rrjetën tre herë. Serinë e golave e hapi Harry Kane në minutën e 12-të me një goditje të fortë në kufijtë e zonës së rreptësisë, pas asistit të Olise. Goli i dytë u shënua 6 minuta më pas nga Konrad Laimer, i cili dërgoi topin në rrjetë...