Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Bayern-Barcelona, nis gara për mbrojtësin gjerman! Kërkohet komision 10 mln euro
👁7465
1 Maj 2025 17:56 Telesport Jonathan Tah ka tërhequr interes nga Barcelona dhe Bayern. Klubi katalanas ka muaj të tërë që e ndjek mbrojtësin gjerman të Bayer Leverkusen, kontrata e të cilit skadon këtë verë. Bayern e tentoi verën e kaluar, por “Aspirinat” kërkuan 25 mln euro dhe bavarezët refuzuan. Sivjet Bayern po e tenton sërish. Mundësia e nënshkrimit të Tah me parametra zero është një mundësi efikase në treg, sepse agjenti i tij nuk kërkon komision më shumë se 10 mln euro.