Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
“Basti” i qeverisë Meloni, fillojnë menjëherë punimet për urën 3.6 km që lidh Siçilinë me Italinë
Ndërtimi i urës që do të lidhë ishullin e Siçilisë me Italinë kontinentale do të fillojë para fundit të verës, sipas njoftimeve të sotme nga ministria e Infrastrukturës e qeverisë Meloni. Kostoja totale e projektit është 13.5 miliardë euro dhe përfundimi i tij është planifikuar për vitet 2032-2033. Gjatësia e urës do të kalojë 3.6 kilometra dhe për ta përshkuar këtë distancë me makinë do të duhet 15 minuta. Dy kullat, në fillim dhe në fund të urës, do të jenë 399 metra të larta. Kjo infrastrukturë e veçantë është projektuar për t’i bërë ballë tërmeteve deri në 7.7 ballë, duke pasur parasysh që zona është sizmike, dhe erërave deri në 200 kilometra në orë. Ky është një “bast” personal i sekretarit të “Lega Nord”...