‘Basso Profilo’, gjashtë muaj pas vendimit zbardhen motivimet e Apelit të Catanzaros – Shqipëria në hartën e biznesit të…

‘Basso Profilo’, gjashtë muaj pas vendimit zbardhen motivimet e Apelit të Catanzaros – Shqipëria në hartën e biznesit të…

Paratë e ’Ndranghetës, Shqipëria në hartën e biznesit të Antonio Gallo-s, shqiptarët “teste di legno” dhe roli i Glenda Giglio-s ish, Presidentja e Konfindustrisë Rinore e Drejtoreshë e blerjeve dhe drejtuese teknike në aeroportin e Lamezia Terme. Nga Alba Kepi/ Gjashtë muaj pas vendimit të Gjykatës së Apelit të Catanzaros, dalin në dritë motivimet e procesit “Basso Profilo”, më shumë se 500 faqe që rindërtojnë mekanizmat e një sistemi ku, sipas gjykatës, ’Ndrangheta nuk vepronte vetëm përmes klaneve, frikësimit dhe territorit, por edhe përmes sipërmarrjes, kompanive, parave, marrëdhënieve politike dhe kontakteve institucionale. Në këtë hartë, Shqipëria zë një vend të veçantë. Motivimet e Apelit japin një kuptim më të plotë edhe për atë që ishte shfaqur gjatë hetimit italian mbi interesat e Princit të Ndrangheta-s,...