Bashkia e Tiranës u paralajmërua se do sulmohej nga hakerat, por nuk u mor asnjë masë

Bashkia e Tiranës u paralajmërua se do sulmohej nga hakerat, por nuk u mor asnjë masë

Sulmi i paralajmëruar kibernetik ndaj Bashkisë Tiranë rikthen shqetësimet për sigurinë. Sulmi i fundit kibernetik ndaj bashkisë së Tiranës rikthen debatin mbi sigurinë e sistemeve digjitale në vend, ndërsa ekspertët thonë se ekziston nevoja për një qasje të re dhe strategji kombëtare. Nga Vladimir Karaj-BIRN Në nëntor të vitit të kaluar, ekspertët e Autoritetit Kombëtar për Sigurinë Kibernetike, AKSK, inspektuan sistemet elektronike të Bashkisë së Tiranës dhe gjetën tre pika të dobëta. Përmes një emaili, ASKS i bëri me dije bashkisë se tre framework duheshin përditësuar, por paralajmërimet ranë në vesh të shurdhër. ‘Masat nuk u morën dhe ndodhi sulmi,’ i tha BIRN Igli Tafa, drejtor i ASKS-së. ‘Në sektorin e sigurisë kibernetike zakonisht masat merren pasi e ke ngrënë golin,’ shtoi ai. Bashkia e Tiranës...