Bashkëshorti i saj humbi jetën si pasojë e sëmundjes, 47-vjeçarja kallëzon stafin e klinikës mjekësore: Nuk e diagnostikuan si duhet

Bashkëshorti i saj humbi jetën si pasojë e sëmundjes, 47-vjeçarja kallëzon stafin e klinikës mjekësore: Nuk e diagnostikuan si duhet

Në Komisariatin e Policisë Kolonjë një 47-vjeçare ka kallëzuar stafin mjekësorë e një klinike pasi pretendon se nuk e kanë diagnostikuar si duhet bashkëshortin e saj, i cili ka humbur jetë disa muaj më parë.  “Në Komisariatin e Policisë Kolonjë ka kallëzuar shtetasja T. M., 47 vjeçe, se më datë 19.05.2025, në banesë, ka humbur jetën bashkëshorti i saj, dhe pretendon se stafi i klinikës mjekësore ku ai ka kryer analizat, nuk e diagnostikuar si duhet”, njofton policia. Sakaq, materialet u referuan në Prokurori, për vlerësim. Top Channel
Burimi: Top-Channel.tv