Bashkëpunimi me FBI-në, Braho: Thelbësor për SPAK, kemi fituar njohuri për goditjen e krimit të organizuar

Bashkëpunimi me FBI-në, Braho: Thelbësor për SPAK, kemi fituar njohuri për goditjen e krimit të organizuar

klodian braho TIRANË- Konferenca e ish-Studentëve Europianë të Akademisë së FBI-së u zhvillua sot në Tiranë, ku morën pjesë dhe mbajtën fjalën e tyre përfaqësues të institucioneve kryesore të drejtësisë shqiptare. Në fjalën e tij, kreu i SPAK, Klodian Braho, theksoi rëndësinë e bashkëpunimit ndërkombëtar në luftën kundër krimit të organizuar. Braho deklaroi se për SPAK, bashkëpunimi me partnerët ndërkombëtarë është një çështje prioritare. Gjithashtu, ai vlerësoi edhe rëndësinë e përvojës së përbashkët të fituar në Akademinë e FBI-së. “Për SPAK, bashkëpunimi ndërkombëtar është çështje prioritare për ne. Është shumë e rëndësishme që të njohësh institucionin që drejton. Përvoja e përbashkët në Akademinë e FBI-së bën që të jemi më profesionalë në punën e përditshme. Bashkëpunimi ndërkombëtar ka ndihmuar në goditjen ndaj krimit të organizuar. Një informacion që...