Bashkëpunimi me FBI-në/ Braho: Ka ndihmuar punën e SPAK; Çela: Po ndryshojmë strategjitë në luftën ndaj krimit

Bashkëpunimi me FBI-në/ Braho: Ka ndihmuar punën e SPAK; Çela: Po ndryshojmë strategjitë në luftën ndaj krimit

Po mbahet sot në 21 shtator Konferenca e ish-Studentëve Europianë të Akademisë së FBI-së në Tiranë. Mbajtën fjalën e tyre përfaqësuesit kryesorë të institucioneve të drejtësisë shqiptare. Kreu i SPAK Klodian Braho theksoi se për institucionin që drejton, bashkëpunimi ndërkombëtar është çështje prioritare. “Për SPAK, bashkëpunimi ndërkombëtar është çështje prioritare për ne. Është shumë e rëndësishme që të njohësh institucionin që drejton. Përvoja e përbashkët në Akademinë e FBI-së bën që të jemi më profesionalë në punën e përditshme. Bashkëpuni i ndërkombëtar ka ndihmuar në goditjen ndaj krimit të organizuar. Një informacion që vjen nga Shqipëria mund të ndihmojë në vendet tuaja dhe e anasjellta. Falënderoj partnerët ndërkombëtarë për bashkëpunimin me SPAK”, tha ai. Prokurori i Përgjithshëm Olsian Çela nënvizoi se autoritetet shqiptare duhet të ndryshojnë...