Bashkëpunëtorët e Ergys Agasit kur ishte në kërkim/ Sot dalin në GJKKO Vlora Hyseni, Kalluçi dhe Sulejmani
Vlora Hyseni, Ish drejtoresha e Shërbimit Informativ të Shtetit do të paraqitet sot para GJKKO-s për vlerësimin e masës së sigurisë. Në GJKKO dalin dhe menaxheri i “Kodrës së Kuajve”, Emro Sulejmani dhe Fatjon Kalluçi, shefi i Laboratorit Shkencor të Policisë së Shtetit të arrestuar më 22 shtator si bashkëpunëtorë të Ergys Agasit. Seanca është parashikuar të nisë në orën 10:00 ndërkohë në GJKKO kanë mbërritur avokatët e tyre. Ndërsa në orën 12:00 pritet që Hyseni të paraqitet në gjykatë e shoqëruar me polici. Treshja akuzohet për perkrahjen e Ergysit Agasit, në kohën kur ai ishte në kërkim. Roli i shefit të policisë dhe kryekamarierit Mësohet se Fatjon Kalluçi me detyrë shef i policisë shkencore, i ka dërguar Agasit në muajin gusht, para se të arrestohej 3...
Burimi:
syri.net