Barzagli kundër euforisë “popullore”: Ta krahasosh Yildiz me Del Pieron, nuk i bën mirë djaloshit

Barzagli kundër euforisë “popullore”: Ta krahasosh Yildiz me Del Pieron, nuk i bën mirë djaloshit

Andrea Barzagli, një nga elementët e famshëm të “BBC”, që ka shkruar një epokë te Juventusi, ka analizuar formacionin bardhezi të drejtuar nga Igor Tudor përmes “Gazzetta dello Sport”. Ai është ndalur veçanërisht te forma e lartë sportive e Yildiz: “Kenan e ka nisur shumë mirë, ka goditje të jashtëzakonshme dhe shënon si një lojtar jo normal. Është i ri dhe nuk duhet ngarkuar me shumë presion, por duhet thënë se të gjithë flasin shumë mirë për të. Në botën e sotme, madje edhe më shumë se në kohën time, ta kesh kokën në vend bën gjithë ndryshimin për një talent”. Në lidhje me krahasimin mes numrit aktual 10 të “Zonjës së Vjetër” dhe atij që e ka mbajtur atë fanellë për një jetë, pra...