Burimi:
Observerkult.com

Foto © Observerkult.com
Bardhyl Londo: Sa e gjatë rruga nga trupi tek shpirti…
Bardhyl Londo Poezi nga Bardhyl Londo Sa e gjatë rruga nga trupi tek shpirti,herë zbardh, herë zverdh si vrer veremi.Një rrugë të ndjell për nga apokalipsi,tjetra për nga Jeruzalemi. Një kryq gjithkënd e pret. i rëndë, i lehtë,në agim të rrugës a në të ngrysur.Jeta mund të jetë Dhjatë e Vërtetëpor mund të jetë dhe dhjatë e përmbysur. Kryqin nuk mund ta shmangësh. Golgotajote mund të jetë mal, mund të jetë e vogël sa gishti,në rrugën tënde gjithmonë hapur Kerkaporta* Pret e bardhë a e verdhë vrer veremi.Brenda teje lind dhe vdes Apokalipsi,brenda teje Jeruzalemi. __________ *)Një portë e vogël...