Bardhi takim me ambasadoren e BE-së: Kuvendi nuk mund të jetë noter i vendimeve të qeverisë

Bardhi takim me ambasadoren e BE-së: Kuvendi nuk mund të jetë noter i vendimeve të qeverisë

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka zhvilluar një takim me ambasadoren e Bashkimit Europian në Shqipëri, Sofia Moreira de Sousa, ku ka ngritur shqetësimet e opozitës për funksionimin e Kuvendit, kufizimin e të drejtave parlamentare dhe, sipas tij, deformimin e rolit kushtetues të këtij institucioni. Në një reagim në rrjetet sociale, Bardhi bëri të ditur se gjatë takimit e informoi ambasadoren për problematikat që, sipas tij, karakterizojnë veprimtarinë e Kuvendit, veçanërisht në një moment të rëndësishëm për procesin e integrimit europian të Shqipërisë. Në fokus të diskutimit, sipas Bardhit, ishte kufizimi i rolit të opozitës dhe mohimi i të drejtave të saj për ushtrimin e kontrollit parlamentar, moszbatimi i vendimeve të Gjykatës Kushtetuese, mungesa e llogaridhënies së ekzekutivit, si dhe përdorimi...