“Shqipëria pranë momentit historik”, ministri i Jashtëm i Sllovakisë: Mund të kalojë drejt traktatit të anëtarësimit në BE

“Shqipëria pranë momentit historik”, ministri i Jashtëm i Sllovakisë: Mund të kalojë drejt traktatit të anëtarësimit në BE

Shqipëria dhe Mali i Zi po shihen si dy vendet e Ballkanit Perëndimor me perspektivën më të afërt për t’u bërë pjesë e Bashkimit Europian. Të dyja vendet mund të përmbyllin kapitujt e negociatave dhe të kalojnë në fazën e hartimit të traktatit të anëtarësimit. Kështu u shpreh ministri i Jashtëm i Sllovakisë, Juraj Blanar, pas takimit të ministrave të Jashtëm të grupit “Miqtë e Ballkanit Perëndimor”, që u zhvillua më 23 nëntor në Athinë. Duke iu referuar premtimit të Bashkimit Europian në Samitin e Selanikut, 23 vite më parë, Blanar vlerësoi se rajoni po i afrohet një zhvillimi të rëndësishëm, me mundësinë që vendet e para të Ballkanit Perëndimor të bëhen pjesë e unionit. “Jemi tani në një moment historik kur mund të arrijmë...