Bardhi kundër anëtarësimit sa më parë: Do bëhemi europianë kur institucionet të funksionojnë sipas standardeve të BE

Bardhi kundër anëtarësimit sa më parë: Do bëhemi europianë kur institucionet të funksionojnë sipas standardeve të BE

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka kritikuar mënyrën se si po zhvillohet procesi i integrimit europian, duke theksuar se megjithëse Shqipëria ndodhet në një fazë të avancuar të negociatave, ky proces nuk është shoqëruar me transformimin demokratik të institucioneve. Ai akuzoi qeverinë se ka mohuar të drejtën kushtetuese të opozitës për të kontrolluar ekzekutivin, duke mos pranuar asnjë kërkesë për interpelancë apo llogaridhënie nga deputetët. Bardhi tha se opozita ka paraqitur gjashtë kërkesa për komisione hetimore, të cilat nuk janë pranuar, pavarësisht vendimeve të Gjykatës Kushtetuese që i kanë dhënë të drejtë. “Integrimi europian i Shqipërisë është dhe duhet të jetë një proces transformimi i shtetit shqiptar. Për fat të keq, edhe pse Shqipëria është një një fazë të avancuar të...