Bardhi dhe Balliu përjashtohen 60 ditë nga Kuvendi, deputeti demokrat: Sot mora vesh që veza është lëndë piroteknike!

Bardhi dhe Balliu përjashtohen 60 ditë nga Kuvendi, deputeti demokrat: Sot mora vesh që veza është lëndë piroteknike!

Dy deputetët demokratë, Klevis Balliu dhe Gazment Bardhi u përjashtuan me nga 60 ditë secili nga Parlamenti, pas tensioneve në seancën e fundit plenare, ku u votuar Reforma e re Territoriale. Deputeti Balliu, pas vendimit, foli për mediat, duke u shprehur se ky vendim ka ardhur vetëm për të goditur Grupin Parlamentar të PD-së, ndërsa akuzoi që tensionet nisën pasi një deputet i PS-së hodhi shishe ndaj Gazment Bardhit. “E gjithë kjo ndodh me urdhër të Edi Ramës. Nuk ka asnjë nen në rregulloren e parlamentit që të përjashtohen deputetët për dy muaj. Është hera e parë në historinë e botës që morëm vesh se veza është lëndë piroteknike, nuk e bën pula. Ne mund të jemi gabim, po sa të rrosh do mësosh. Kjo...