Burimi:
Sarandanews.com

Foto © Sarandanews.com
Bardha e Sarandës shijon famën nga reklama me Muçin
Në një video të realizuar dy javë më parë, në zbatim të urdhërit të kryeministrit Edi Rama për të mos lejuar më shitjen pa faturë edhe në tregjet e fruta-perimeve, u bë e njohur Bardha e tregut të Sarandës, por edhe Muçi, inspektori lokal. E ndërsa Muçi ka refuzuar të jetë sërish në publik nëpërmjet mediave, Bardha është më e hapur, shkruan A2. Por, cila është Fatbardha Nesturi, një nga shitëset më të vjetra të tregut në Sarandë? “Unë kam 35 vjet këtu. Kjo është punë vetëm për Bardhën. Dita ime nis në 4 të mëngjesit, grumbulloj mallin nga fshatarët...