Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Barcola lë Parisin! E kërkon klubi i madh europian, ku do luajë titullar
👁8885
10 Qershor 2025 17:15 Telesport Bradley Barcola mund të largohet nga Paris Saint-Germain, i vetëdijshëm se ka pak shanse të jetë titullar i padiskutueshëm në Paris, ku konkurrenca vetëm shtohet. Anësori francez është një nga objektivat e Bayern, që po kërkon një lojtar krijues në ofensivë, pikërisht si Barcola. Bayern po tenton të rifitojë statusin e pretendentit për fitimin e Champions League dhe është gati të investojë fuqishëm. Sipas gazetarit Florian Plettenberg, 22-vjeçari është kthyer në prioritet për bavarezët.