Barcelona, tension në dhomat e zhveshjes. Gavi dhe Fermin Lopez, konflikt për shkak të të dashurave

Barcelona, tension në dhomat e zhveshjes. Gavi dhe Fermin Lopez, konflikt për shkak të të dashurave

Atmosfera në dhomat e zhveshjes së Barcelonës është bërë tepër e nxehtë. Sipas raportimeve, gjithçka ka nisur pas një mesazhi të ashpër të publikuar nga Fermín, që mendohet se është në marrëdhënie të ftohtë me shokun e tij të skuadrës, Gavi, për shkak të konflikteve mes të dashurave të tyre. Marrëdhëniet mes të dyve duken më të largëta se kurrë, teksa përplasjet mes partnereve janë cilësuar si shkaku kryesor i tensioneve. Fermín, në rrjetet sociale, ka shkruar: “Nuk fitojnë kurrë njerëzit e këqij, as ata që shikojnë nga ana tjetër, as ata që e kanë tradhtinë si stil jete dhe frikën si flamur. Është vetëm çështje kohe. Ata humbin çdo ditë, sepse maska me të cilën mbulohen çdo mëngjes do të bjerë dhe bota do...