“Barcelona është ekipi më i bukur në botë, mbi 150 gola të shënuar”! Trajneri i Interit: Kemi një zemër të madhe, krenar për ekipin tim 

“Barcelona është ekipi më i bukur në botë, mbi 150 gola të shënuar”! Trajneri i Interit: Kemi një zemër të madhe, krenar për ekipin tim 

Interi ka zhvilluar një ndeshje spektakolare në Spanjë ndaj Barcelonës, në barazimin 3-3. Nëse për katalanasit nuk kishte dyshime për shkak të formës së fundit, për italianët kishte, pasi vinin nga tre humbje radhazi. Pas ndeshjes, Inzaghi u shpreh krenar për ekipin që drejton dhe duartrokiti kundërshtarët.  “Ata janë një ekip lojtarësh fantastikë. Të vijmë këtu dhe të luajmë një ndeshje të tillë, kundër skuadrës më ofensive dhe më të bukur në botë, duhet të na bëjë krenarë. Por nuk më duhej kjo ndeshje, ka edhe pak keqardhje për pjesën e dytë, për epërsinë e dyfishtë, për 3-2, për 4-3...
Burimi: Sportekspres.com