Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Barcelona dhe Flick “të kënaqur e të dashuruar”, gati marrëveshja për shtyrjen e kontratës
👁8029
11 Prill 2025 9:16 Telesport Sipas të përditshmes spanjolle “SPORT”, drejtuesit e Barcelonës janë takuar me Pini Zahavi, agjentin e Hansi Flick. Takimi është kryer përpara ndeshjes së Champions League kundër Borussia Dortmund. Qëllimi i takimit ishte nisja e diskutimeve për zgjatjen e kontratës së trajnerit gjerman. Në takim morën pjesë figura të njohura si presidenti Joan Laporta, drejtori sportiv Deco dhe anëtarë të tjerë të bordit drejtues. Takimi konsiderohet si një deklaratë e qartë e qëllimit nga klubi katalanas për të vijuar punën e nisur. Duket se ka një konsensus midis palëve për dëshirën për të zgjatur marrëveshjen aktuale...