Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Barça-Inter, sfida e të kundërtave për finalen e madhe. Sulmi më i mirë sfidon mbrojtjen më të mirë
👁3799
Në stadiumin “Olimpic Lluís Companys” është gjithçka gati për aktin e parë të gjysmëfinales së Champions League mes Barcelonës dhe Interit. Në lojë, në përballjen me dy ndeshje, është një vend në finale e madhe të Mynihut, ndaj tensioni është maksimal për atë që konsiderohet si sfida e të kundërtave: sulmi më i mirë i turneut (37 gola) përballë mbrojtjes më të mirë (8 gola). Të eliminuar nga Kupa e Italisë dhe të parakaluar nga Napoli në krye të Serie A, zikaltërit vijnë nga një javë e errët dhe provojnë të kapen pas Champions-it për të reaguar, për të përmbysur...