Burimi:
Sarandaweb.net

Foto © Sarandaweb.net
Bar Lulishte Butrinti në Sarandë një tjetër alarm për një godinë me histori të rrallë – VIDEO
Një tjetër incident me zjarr është shënuar mëngjesin e sotëm në një nga pikat më të njohura të qytetit të Sarandës: ish-Bar Lulishte Butrinti. Sipas raportimeve të dërguara në redaksinë e Saranda Web nga qytetarë të zonës, flakët kanë përfshirë një pjesë të gjelbërimit përreth ndërtesës historike, duke shkaktuar djegien e një palme dhe duke rrezikuar sërish strukturën e braktisur. Falë ndërhyrjes së shpejtë të shërbimit zjarrfikës, zjarri u neutralizua në kohë, duke shmangur një përsëritje të tragjedisë së vitit të kaluar, kur godina historike u përfshi plotësisht nga flakët dhe humbi çatinë dhe një pjesë të...