Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Banorët i ndërtuan një strehë për t’u mbrojtur nga i ftohti, bashkia e Shkodrës ndëshkon nënën me tre fëmijët
👁2726
Në një periudhë si ajo e fushatës elektorale, kur ndërtimet pa leje lulëzojnë në të gjithë qarkun e Shkodrës, institucionet u treguan të rrepta me një nënë me tre fëmijë jetimë. Inspektorati i Mbrojtjes së Territorit në Bashkinë e Shkodrës ka proceduar penalisht dhe ka gjobitur Esmeralda Alijahajn, një nënë e re me tre fëmijë të mitur, vetëm pse fshati vendosi t’i ndërtonte një strehë modeste për t’i mbrojtur nga shiu dhe i ftohti. Pas ndarjes nga jeta të kryefamiljarit dhe duke parë gjendjen shumë të rëndë ekonomike të familjes, komuniteti dhe Këshilli i Xhamisë u mobilizuan vullnetarisht për të...