Banorët e Vaut të Dejës në protestë pas vdekjes së dy të rinjve, kërkojnë Urgjencë dhe ambulancë 24 orë
Banorë të Vaut të Dejës kanë protestuar pranë qendrës shëndetësore të qytetit, duke kërkuar përmirësimin e shërbimeve mjekësore dhe rikthimin e shërbimit të urgjencës gjatë gjithë ditës. Protesta vjen pas vdekjes së David Dedës dhe Sokol Prekës, të cilët humbën jetën pasi ranë në kontakt me rrymën elektrike në fshatin Karmë. Banorët shprehen të shqetësuar për mungesën e shërbimeve shëndetësore dhe veçanërisht për pamjaftueshmërinë e mjeteve të urgjencës. Ata kërkojnë që qendra shëndetësore e Vaut të Dejës të ofrojë shërbim 24 orë dhe të ketë një ambulancë të dedikuar për zonën. Një prej protestuesve deklaroi se banorët përballen me mungesën e mjekëve gjatë natës dhe se shërbimi aktual mbështetet kryesisht te infermierët. “Ne kërkojmë që qendra shëndetësore e Vaut të Dejës të bëhet urgjencë, të...
Burimi:
javanews.al