Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Banorët e luginës së Shushicës protestojnë kundër projektit të ujësjellësit të Himarës
👁4200
Banorët e luginës së Shushicës vijuan këtë të shtunë protestën kundër projektit të Ujësjellësit të Himarës, i cili parashikon marrjen e ujit nga burimi i Lëpushës, prej nga buron lumi i Shushicës. Përfaqësues nga 36 fshatrat e luginës kërkuan me ngulm ndalimin e menjëhershëm të punimeve dhe largimin e makinerive nga zona e lumit. Protesta e tyre, që zgjat prej dy vitesh, u përshkallëzua sot me vendosjen e një çadre rezistence buzë lumit, si një bllokadë fizike ndaj makinerive të kompanisë. Kërkesa e tyre mbetet e qartë: “Mos e prekni Shushicën! Mbroni Parkun Kombëtar të Lumit të Egër Vjosa!” Top...