Burimi:
Monitor.al

Foto © Monitor.al
Bankers Petroleum tërhiqet nga “kërcënimi” për arbitrazh, premton bashkëpunim me qeverinë
Bankers Petroleum Albania Ltd. në një njoftim të fundit për shtyp pohon se në përputhje të plotë me institucionet dhe autoritetet kombëtare, konfirmon gadishmërinë për të zbatuar, pa rezerva, Vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Arbitrazhit (ICC) të datës 7 qershor 2024, të mbështetur nga Gjykata e Apelit e Shqipërisë (Vendimi Nr. 479, i komunikuar më 1 korrik 2025).“Ekipet tona ligjore janë plotësisht të përgatitura për të punuar së bashku me institucionet përkatëse shqiptare për të siguruar ekzekutimin gjithëpërfshirës të këtij vendimi, në përputhje me standardet ndërkombëtare për të mbrojtur investimet e huaja dhe për të siguruar zbatimin me sukses të...