No Image Available

Bankat fitojnë miliarda, por punonjësit humbasin vendet e punës! Inteligjenca artificiale godites 5 mijë pozicione

A mund të fitojë një bankë miliarda dhe njëkohësisht të vendosë të shkurtojë mijëra vende pune? Përgjigjja vjen nga Britania e Madhe, ku një prej institucioneve më të mëdha financiare, Barclays, ka njoftuar një program të gjerë reduktimi të personelit, ndërsa rezultatet financiare tregojnë rritje të fitimeve. Banka ka bërë të ditur më 22 tetor se gjatë vitit 2026 do të shkurtojë rreth 5 mijë vende pune, afërsisht 5% të forcës së saj globale të punës. Në të njëjtën kohë, Barclays raportoi fitim para taksave prej 2.3 miliardë paundësh për tremujorin e tretë, një rritje prej 12% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Dy zhvillime që, të vendosura përballë njëri-tjetrit, ilustrojnë ndryshimin që teknologjia po sjell në industrinë bankare. Banka po rrit...