Bankat bien nga sistemi, miliona klientë pa akses te paratë! Google në shënjestrën e rregullatorëve europianë

Bankat bien nga sistemi, miliona klientë pa akses te paratë! Google në shënjestrën e rregullatorëve europianë

Imagjinoni të keni para në bankë, por të mos mund të paguani me kartë, të kryeni një transfertë apo të tërhiqni para nga bankomati. Kjo nuk është një situatë hipotetike. Më 20 tetor, miliona klientë bankarë në Europë u përballën me ndërprerje të shërbimeve financiare, pasi një defekt në infrastrukturën teknologjike të Google Cloud shkaktoi probleme në funksionimin e sistemeve digjitale. Mes institucioneve që raportuan ndërprerje ishin Revolut, Lloyds dhe HSBC. Problemet prekën aksesin në aplikacione, pagesat me karta dhe disa shërbime të tjera bankare. Google bëri të ditur se ndërprerja ishte shkaktuar nga një incident i furnizimit me energji në një strukturë të palës së tretë, të lidhur me rajonin e saj teknologjik në Londër. Shërbimet u rikthyen gradualisht, por pasojat e incidentit ngritën...