Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Banka e Shqipërisë vendos tavan për kreditë e shtëpive, 85% për banesën e parë, 80% e dyta
👁3310
Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë vendosi në mbledhjen e të mërkurës disa masa kufizuese për kredinë bankare për shtëpi. Më konkretisht, vendimi parashikon përcaktimin e niveleve tavan për treguesit “Raporti i kredisë ndaj vlerës” dhe “Raporti i shërbimit të borxhit ndaj të ardhurave”, për kreditë që japin bankat për pasuri të paluajtshme rezidenciale. Raporti i kredisë ndaj vlerës është përqindja e çmimit të blerjes së banesës që banka merr përsipër të financojë përmes kredisë. Kufiri tavan i kredisë ndaj vlerës në monedhën Lekë do të jetë 85% për shtëpinë e parë dhe 80% për shtëpinë e dytë, ndërsa në...